Postuar më: 4 June / 17:06

Rreth Brazilit

Could odysseus have made it home without the help of the gods? Why or why not? Essay reddit essay writing service help writing an essay exercises for free

Historia

Në histori thuhet se eksploruesi i parë që e ka vënë këmbën në Brazil ka qenë spanjolli Vicente Yanez Pinzon, i cili supozohet se ka arritur në afërsi Recifes së sotme, më 26 janar të vitit 1500. Mirëpo, zyrtarisht njeriu që e ka zbuluar Brazilin, njihet portugezi Pedro Alvares Cabral. Në kërkim të Indisë, ai ka arritur në jug të Bahias së sotme, më 22 prill 1500.

Nga viti 1530, Mbretëria portugeze implementoi një politikë kolonizuese që zgjati me shekuj dhe përfundoi kur Dom Pedro I shpalli pavarësinë e Brazilit më 7 shtator 1822.

DomPedro

Pas vitit 1822, Brazili u udhëhoq nga një dinasti perandorake deri në një revoltë ushtarake të udhëhequr nga mareshali Manuel Deodoro da Fonseca që e detyroi perandorin Dom Pedro II të tërhiqej në nëntor të vitit 1889.

Vendi u bë republikë dhe përkundër jostabilitetit për një kohë të gjatë dhe vënies së diktaturës ushtarake ndërmjet viteve 1964-1985, tash ky vend është duke shijuar frutat e demokracisë.

DilmaRassouf-presdente

Presidentja aktuale, Dilma Rousseff , është duke mbajtur postin që nga janari i vitit 2011 kur edhe është inauguruar.

 

Ekonomia

Një vend kryesisht agrar deri para disa dekadash, Brazili iu nënshtrua një ngritjeje të shpejtë industriale gjatë viteve të gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta dhe deri në vitet e tetëdhjeta kishte një ekonomi tërësisht moderne dhe të larmishme. Ky zhvillim shkoi krahas shfrytëzimit të madh të burimeve të veta natyrore, në veçanti qymyrit dhe mineralit të hekurit.

Afërsisht çereku i kafesë në gjithë botën vjen nga Brazili, me plantacionet e shpërndara në shtetet, si Sao Paulo, Parana, Espirito Santo dhe Minas Gerais. Po ashtu, Brazili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kallamit të sheqerit që shfrytëzohet, jo vetëm për prodhimin e sheqerit, por edhe për alkoolin që e shfrytëzojnë 2.5 milionë automjete të ndërtuara në mënyrë speciale.

Kafe-brsil

Kultivimi i ricinës, kakaos, misrit dhe portokallit janë ndër më të shumtat në botë, po ashtu në sasi të madhe kultivohen dhe prodhohen edhe soja, duhani, patatja, pambuku, orizi, gruri, manioku dhe bananet. Për më shumë, delet dhe lopët ruhen thuajse në të gjitha shtetet.

Pyjet braziliane janë një tjetër burim i pasurive natyrore, si vajra të ndryshme, goma, fibra, bimë mjekësore, rrëshirë, lëndë druri për ndërtim dhe pyje të ndryshme të përdorura në industri.

Pyje

 

Gjeografia

Vendi më i madh në Amerikën Jugore, Brazili shtrihen në thuajse gjysmën e kontinentit. Me Oqeanin Atlantik në vijën bregdetare lindore, Brazili në verilindje kufizohet me Venezuelën, Guinenë, Guinenë Franceze she Surinamin, derisa Kolumbia ndodhet në veriperëndim dhe Uruguai në jug. Kurse thuajse të gjitha shtetet tjera të këtij kontinenti i ka në perëndim. (Nga të gjitha vendet në Amerikën Jugore, vetëm Kili dhe Ekuadori nuk kufizohen me Brazilin).

harta

Me një sipërfaqe prej 8.547.404 km², Brazili është vendi i pestë më i madh në planet, prapa Rusisë, Kinës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatësia nga veriu në jug është 4.345 km, kurse nga lindja në perëndim është 4.330 km. Dendësia më e madhe e popullatës është përgjatë brigjeve të Atlantikut, në veçanti në dy qytetet më të mëdha Sao Paulo dhe Rio de Janeiro. Kryeqyteti Brazilia ka një popullatë prej 2.094.000 (sipas regjistrimit nga viti 2003).

 

Fakte dhe shifra

Brazili ka 190 milionë banorë dhe është shteti i pestë më i popullarizuar në botë. Afro 75 për qind e tyre janë katolikë, derisa 26 milionë të tjerë janë protestantë. Komuniteti çifut brazilian është shumë i vogël në raport me këta dy të parët.

Vendi është i ndarë në pesë regjione (qendër-perëndim, veri, verilindje, jug dhe juglindje) që brenda vetes janë të ndarë në 26 shtete plus Qarku Federal që përmban kryeqytetin brazilian, Brazilia.

I njohur për potencial e madh hidroelektrik, regjioni juglindor është pjesa më e popullarizuar e Brazilit me rreth 80 milionë banorë, rreth 40 për qind e numrit të përgjithshëm të banorëve. Është po ashtu regjioni me dendësinë më të madhe të popullsisë (84.21 banorë për km²) dhe ka shkallën më të lartë të urbanizimit deri në 90 për qind.

copacabana

Gjuha zyrtare është portugalishtja, megjithëse shumë brazilianë flasin gjuhë të tjera, varësisht nga origjina e tyre. Gjermanishtja dhe italishtja janë mjaft të përhapura në qytetet jugore.

 

Brazili dhe futbolli

E themeluar në vitin 1914 dhe e anëtarësuar në FIFA që nga viti 1923, Federata e Braziliane e Futbollit krenohet me një listë të gjatë të triumfeve: pesë Kupa Bote, tetë Copa Americas, katër Kupa Bote U-20, tri Kupa Bote U17, dy Kupa të Konfederatave, katër Kupa Bote në Futsal, tri Kupa Bote në futboll plazhi dhe dhjetëra trofe tjera kontinentale. Shumë pak federata futbolli i afrohen asaj të nikoqirit të turneut të sivjetmë.

Futbolli përfaqëson krenari në Brazil. Edhe pse brazilianët janë pasionantë edhe ndaj sporteve tjera – si volejboll, basketboll, tenis dhe sporte automobilistike – vetëm piloti legjendar i Formula 1, Ayrton Senna, ka të njëjtin vend në histori sikur yjet e futbollit.

Pele

Mbreti (O Rei) i tyre është Pele, emri i të cilit thuajse është sinonim i futbollit. Mirëpo, ky vend ka prodhuar edhe disa nga futbollistët tjerë më të mirë në histori, të cilët e kanë bartur me krenari fanellën e Selecaos. Emra të tillë, si Leonidas, Garrincha, Didi, Vava, Zagallo, Tostao, Zico, Jairzinho, Carlos Alberto, Socrates, Bebeto, Romario, Cafu, Ronaldo, Roberto Carlos, Ronaldinho e Kaka. Edhe shumë e gjatë është lista e futbollistëve që i kanë shkuar emrat e tyre në histori të futbollit.

Futbolli brazilian sot e kësaj dite vazhdon të prodhojë talentë të jashtëzakonshëm. Futbollistët nga ky vend luajnë për klubet më të mëdha evropiane dhe botërore. I tillë është lojtari që udhëheq kombëtaren braziliane në turneun e sivjetmë botëror, Neymar.

Neymar-brazil

 

0 komente