Postuar më: 15 July / 18:03

RVP: Jemi ‘shtrydhur’ në Botëror

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie, thotë se ka nevojë për pushim pas Kampionatit Botëror.

Holandezi shënoi katër gola në gjashtë paraqitje me kombëtaren e tij duke zënë vendin e tretë në ‘Brazili 2014’.

“Më nevojitet pushimi trejavor. Kampionati Botëror ka qenë shumë i rëndë për mua”.

“Dhashë gjithçka që kisha në secilën ndeshje. Kaq ishte – nuk lash asgjë për t’u penduar”.

“Jemi angazhuar shumë në ndeshjet e fundit dhe jemi bërë si limonët e shtrydhur”, ka deklaruar Van Persie. /Telegrafi/

0 komente