ArgjentinaGjermania

Postuar më: 13 July / 12:00

Sabella: Ndeshja e jetës

Trajneri i Argjentinës, Alejando Sabella, ka konfirmuar se ai do të largohet nga kombëtarja e Argjentinës pas finales dhe ai dëshiron performancën më të mirë të jetës nga ekipi i tij.

Argjentina luan për herë të parë në një finale Botërori nga viti 1990 dhe në ndeshjen që zhvillohet sonte në Maracana, është Sabella ai që pret një performancë historike.

“Të flasim për të ardhmen time tani, para një ndeshje të tillë, është jo relevante”.

“Eshtë shumë me rëndësi që të bëhemi kampionë të botës, sidomos për lojtarët që sakrifikuan shumë për të ardhur deri këtu”.

“Të bëhemi kampionë të botës në tokën braziliane do të na bënte edhe më krenarë. është një ndeshje ku nuk kam nevoje t’i motivoj lojtarët. Ata janë vet të motivuar”, u shpreh Sabella.

Sabella nuk hodhi poshtë një inkuadrim të Di Marias, edhe pse thotë se nuk është 100 për qind i përgatitur. /Telegrafi/

0 komente