Grupi G

Postuar më: 6 June / 21:57

SHBA

Pjesëmarrjet e mëparshme: 9

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 13

 

Historia në Kampionate Botërore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën pjesë që në turneun inaugurues në vitin 1930 dhe asokohe arritën që të zënë vendin e tretë në kampionat. Kjo ka qenë arritja më e madhe deri më tani për SHBA-të në Kampionate Botërore.

Deri në vitin 1994 kur ishin nikoqirë, Shtetet e Bashkuara janë eliminuar që në fazën grupore. Në terren të vet ata arritën që të kualifikoheshin në fazën e eliminimit direkt. Në vitin 2002 në Kore dhe Japoni për pak sa nuk u kualifikuan në gjysmëfinale, por këtë ua pamundësoi Gjermania.

Në vitin 2006, kjo përfaqësuese u eliminua në fazën grupore, ndërsa në Afrikën e Jugut luajtën deri në të tetën e finales.

 

Kualifikimi për KB 2014

Amerikanët patën një fillim të keq në kualifikimet zonës CONCACAF duke pësuar nga Hondurasi. Ky rezultat bëri bujë në mediat amerikane duke dyshuar në qasjen dhe taktikat e trajnerit Jurgen Klinsmann.

Por i gjithë ky dyshim u shkri shumë shpejtë, pasi strategu gjerman e udhëhoqi përfaqësuesen amerikane drejt kualifikimit për ‘Brazili 2014’ edhe atë nga pozita e parë në fazën e ‘gjashtë të fundit’ me shtatë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

 

Lojtarët kryesorë

Sulmuesi i Sunderlandit, Jozy Altidore, është njeriu që i ka të gjitha e elementet për të shkaktuar probleme në mbrojtjet kundërshtare. Ai u dëshmua shumë i rëndësishëm në fazat kualifikuese.

Mesfushori Michael Bradley di të jetë kreativ në ndërtimin e aksioneve për lojtarët ofensivë.

Tim Howard vazhdon të jetë portier i rëndësishëm i SHBA-ve dhe në përgjithësi, kjo kombëtare ka potencial në pozita të ndryshme.

US Men's National Team vs Germany

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Uruguai 1930’ (vendi i tretë).

Skuadra e plotë

Portierë: Brad Guzan (Aston Villa), Tim Howard (Everton), Nick Rimando (Real Salt Lake).

Mbrojtës: DaMarcus Beasley (Puebla), Matt Besler (Sporting Kansas City), John Brooks (Hertha Berlin), Geoff Cameron (Stoke City), Timmy Chandler (Nurnberg), Omar Gonzalez (LA Galaxy), Fabian Johnson (Borussia Monchengladbach), DeAndre Yedlin (Seattle Sounders).

Mesfushorë: Kyle Beckerman (Real Salt Lake), Alejandro Bedoya (Nantes), Michael Bradley (Toronto FC), Brad Davis (Houston Dynamo), Mix Diskerud (Rosenborg), Julian Green (Bayern Munich), Jermaine Jones (Besiktas), Graham Zusi (Sporting Kansas City).

Sulmues: Jozy Altidore (Sunderland), Clint Dempsey (Seattle Sounders), Aron Johannsson (AZ Alkmaar), Chris Wondolowski (San Jose Earthquakes).

Trajneri: Jurgen Klinsmann

john-harkes

Yjet e dikurshme: John Harkes, Claudio Reyna, Brian McBride.

0 komente