Postuar më: 9 June / 11:02

Adnan Januzaj

Emri: Adnan Januzaj

Mosha: 19 vjeç (5 shkurt 1995)

Gjatësia: 179 cm

Pesha: 56 kg

Shtetësia: Belgjikë

Roli: Mesfushor

Klubi: Manchester United

 

Adnan Januzaj është një futbollist shqiptar i lindur në Bruksel të Belgjikës, i cili luan si mesfushor te klubi anglez, Manchester United.

Si fëmijë, ai luajti te FC Brussels, kurse në moshë dhjetëvjeçare supertalenti shqiptar iu bashkua Akademisë së Anderlechtit, ku qëndroi për gjashtë vite.

Në vitin 2011, Adnani tërhoqi vëmendjen e zbuluesve të talentëve të Manchester Unitedi, të cilët i bënë ofertë dhe ai pranoi që të kalonte te Akademia e Djajve të Kuq. Shumë shpejt u bë yll te ekipi i të rinjve dhe mori lëvdata nga ish-trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson. Në maj të vitit 2013, Januzaj u ftua nga menaxheri legjendar që të qëndronte në bankë rezervë në ndeshjen e fundit që skuadra zhvillonte nën drejtimin e tij.

januzajmyes

Trajneri David Moyes ishte njeriu që ia dha mundësinë Adnanit të luante për ekipin e parë të Unitedid. Ai filloi të luante në turneun veror të vitit 2013 duke lënë mbresa te trajneri dhe më 11 gusht debutoi për ekipin e seniorëve në ndeshjen e FA Community Shield kundër Wigan Athletic.

Januzaj ishte mbresëlënës në takimin e 5 tetorit kundër Sunderlandit në të cilin shënoi dy golat e Djajve të Kuq duke ia siguruar kështu fitoren ekipit të tij dhe ky ishte momenti kthesës për karrierën e talentit të ri.

Çështja se me cilën përfaqësuese do të luante Adnan Januzaj ishte një temë që zgjati shumë duke nxitur interesimin e shumë përfaqësueseve për ta pasur atë në skuadër.

Duke marrë parasysh origjinën e tij, Kosova dhe Shqipëria shpresonin se ai do të zgjidhte kombin që i takonte. Në ndërkohë, vendi i lindjes, Belgjika, e kërkonte me një ofertë shumë më të mirë – pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

Atë e kërkonin edhe Turqia, Kroacia, Serbia dhe Anglia. Mirëpo, për të luajtur për Tre Luanët, ai duhej të priste pesë vjet derisa ta plotësonte ligjin për marrjen e shtetësisë së atjeshme.

januzjabrenadautd

Edhe pse në vitin 2013 e kishte refuzuar ftesën e përzgjedhësit të Belgjikës, Marc Wilmots, Adnani në fund vendosi përsëri që ta përfaqësonte vendin e lindjes. Në prill të vitit 2014, Wilmots njoftoi se Januzaj ka vendosur ta përfaqësojë Belgjikën.

Më 13 maj 2014, Januzaj u përfshi në skuadrën preliminare të Belgjikës për Kampionatin Botëror. Ndërsa ai bën pjesë edhe në skuadrën finale të përzgjedhësit Wilmots dhe shumëkush ka paralajmëruar shkëlqimin e tij në Brazil.

0 komente