Postuar më: 9 June / 11:07

Blerim Xhemaili

Emri: Blerim Xhemaili

Mosha: 28 vjeç (12 prill 1986)

Gjatësia: 179 cm

Pesha: 73 kg

Shtetësia: Zvicër

Roli: Mesfushor

Klubi: Napoli

 

Blerim Xhemaili është një mesfushor shqiptar, i cili luan te klubi italian, Napoli. Ai është i lindur në Bogovinë të Tetovës, ndërsa në moshë katërvjeçare migroi me familjen e tij në Cyrih të Zvicrës.

Karrierën si futbollist e filloi te Oerlikon Zurich dhe deri në vitin 2003 ndërroi klubet FC Unterstrass, YF Juventus dhe FC Zurich, ku luajti në grupmoshat e reja. Pikërisht me FC Zurich depërtoi në ekipin e parë duke bërë emër si futbollist dhe asokohe kërkohej nga gjigantët italianë, Milan dhe Juventus.

blerimxhemailiuck

Në vitin 2007, mesfushori kaloi te klubi anglez, Bolton Wanderers, mirëpo karriera e tij atje u shoqërua me lëndime dhe iu desh një kohë e gjatë të riaftësohej. Boltoni e ndërroi trajnerin dhe ai nuk i besonte një lojtari të ri dhe të lënduar, ndërsa kjo ndikoi edhe me mospërfshirjen e tij në skuadrën e Zvicrës për ‘Euro 2008’.

Në verën e vitit 2008, Blerimi u huazua te Torino me opsionin e blerjes. Ai debutoi në shtator të atij viti në Serie B, ndërsa në sezonin tjetër kaloi te Parma ku qëndroi për dy sezone.

Në verën e vitit 2011, Xhemailin e bleu Napoli për nëntë milionë euro, plus huazimin e Fabiano Santacroce dhe Manuele Blasi. Me Partenopei, Blerimi nënshkroi kontratë pesëvjeçare dhe në sezonin e parë fitoi Kupën e Italisë.

xhemailinapoli

Xhemaili ka shtetësi të dyfishtë, atë të Maqedonisë dhe Zvicrës, mirëpo ka zgjedhur të luajë për Helvetikët. Ai është pjesë e kombëtares zvicerane që nga viti 2006 kur edhe mori pjesë në Kampionatin e atëhershëm Botëror.

Golin e parë për Zvicrën e ka shënuar në shtator të vitit 2013 në barazimin prej 4-4 kundër Islandës. Ai është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës edhe në turneun e sivjetmë botëror.

0 komente