Postuar më: 9 June / 11:11

Valon Behrami

Emri: Valon Behrami

Mosha: 29 vjeç(19 prill 1985)

Gjatësia: 186 cm

Pesha: 78 kg

Shtetësia: Zvicër

Roli: Mesfushor

Klubi: Napoli

 

Valon Behrami është një lojtar që përfaqëson Zvicrën nga grupi i futbollistëve shqiptarë që luajnë për këtë kombëtare. Aktualisht, ai luan si mesfushor për klubin italian, Napoli.

Behrami ka lindur në Mitrovicë, mirëpo në moshë fëmijërore, së bashku me familjen është vendosur në Zvicër, ku filloi të luante si fëmijë për Stabio, më pas për FC Chiasso (1997) dhe në vitin 2000 kaloi te Lugano. Dy vjet më pas, u angazhua në ekipin kryesor të kësaj skuadre.

Valon2

Në sezonin 2003/2004, Behrami kaloi te klubi italian Genoa që asokohe bënte gara në Serie B. Në sezonin e dytë me këtë klub, ai u huazua te Verona, ku pati një sezon mjaft të mirë dhe në vitin 2005 u ble nga Lazio.

Te klubi kryeqytetas kaloi tri sezone dhe më pas u transferua në Ligën Premier te West Ham United. Pas tri edicionesh në Angli, Behrami u kthye përsëri në Serie A, kësaj radhe te Fiorentina (2011).

Me Violan luajti vetëm një sezon dhe më pas u transferua te Napoli ku nënshkroi kontratë pesëvjeçare. Në sezonin 2013/2014, mesfushori fitoi Kupën e Italisë, ndërsa në finale mposhti pikërisht ish-klubin e tij, Fiorentina.

Valon3

Valon Behrami është një lojtar i rregullt i përfaqësueses së Zvicrës që nga viti 2005. Ai ishte startues në të gjitha ndeshjet e Euro 2008.

Po ashtu, ai ishte pjesë e kësaj përfaqësueseje në ‘Afrika e Jugut 2010’. Më 21 qershor pasi goditi me bërryl mesfushorin kilian, Arturo Vidal, Behrami u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e dytë të Grupit H duke u bërë lojtari i parë i Zvicrës që përjashtohet në një Kampionat Botëror.

0 komente