Shqiptarët e Zvicrës kundër Argjentinës së Messit

Katër shqiptarët, Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Mehmedi, tashmë janë bërë pjesë e formacionit startues të përfaqësueses së Zvicrës.

Vetëm Blerim Xhemaili nga shqiptarët që luajnë për helvetikët gjendet në bankën rezervë.

Alejandro Sabella do të luajë me formacionin 4-3-3 përballë Zvicrës me Ezequiel Lavezzin në formacionin bazë, i cili shoqëron Leo Messin dhe Gonzalo Higuainin në sulm.

Natyrisht, Argjentina është skuadra favorite në këtë përballje, mirëpo të presim ndonjë performacë tjetër magjike nga Shaqiri.

Formacioni startues i Argjentinës: Romero, Zabaleta, Garay, Fernandez, Rojo, Mascherano, Gago, Di Maria, Messi, Lavezzi, Higuain.

Formacioni startues i Zvicrës: Benaglio, Lichtsteiner, Inler, Xhaka, Behrami, Rodriguez, Mehmedi, Drmic, Djourou, Schar, Shaqiri.

0 komente