Grupi B

Postuar më: 6 June / 18:02

Spanja

Pjesëmarrjet e mëparshme: 13

Tituj: 1

Rangimi sipas FIFA-s: 1

 

Historia në Kampionate Botërore

Para triumfit në Afrikën e Jugut, Spanja më së shpeshti eliminohej nga Kampionatet Botërore në të tetat e finaleve duke hyrë në grupin e përfaqësueseve që e kishin ëndërr çerekfinalen.

‘Brazili 2014’ shënon pjesëmarrjen e dhjetë radhazi të La Roja në turnetë botërore dhe të 14-të në përgjithësi. Para suksesit të vitit 2010, Spanja arritjen më të madhe e ka pasur në vitin e largët 1950.

 

Kualifikimi për KB 2014

Spanja është në Brazil si kampioni në fuqi. Duke i qëndruar besnik stilit të lojës dhe lojtarëve që dominuan skenën evropiane dhe botërore në turnetë e fundit të mëdha, La Roja siguroi kualifikimin nga pozita e parë.

Kjo përfaqësuese ishte në grupin më të vogël të zonës evropiane (Grupin I) që përmbante vetëm pesë përfaqësuese, ndërsa siguroi pozitën e parë me tri pikë më shumë se Franca që u rendit e dyta.

Faza kualifikuese e Spanjës u regjistrua pa asnjë humbje – gjashtë fitore dhe dy barazime. Njëherësh, ishte kombëtarja me më së pakti gola të pranuar, vetëm tre. Ndërkohë që edhe në ofensivën e tyre nuk ishin aq bindës, pasi spanjollët shënuan vetëm 14 herë.

 

Lojtarët kryesorë

Spanja shquhet për mesfushën e fuqishme, pasi aty gjenden mjeshtrit, si Xavi, Andres Iniesta dhe Xabi Alonso. Mbrojtja e tyre e përbërë nga Sergio Ramos dhe Gerard Pique është solide, ndërsa Jordi Alba në krah ofron më shumë opsione në fazën ofensive.

David Villa dhe Fernando Torres kanë pësuar rënie, ndërkohë që Pedro është ngritur me kombëtaren. Të mos harrojmë që Cesc Fabregas është shfrytëzuar si ‘nëntë false’, ndërsa trajneri e ka në dispozicion edhe Alvaro Negredon.

Xavi

Performanca më e mirë në një Botëror: ‘Afrika e Jugut 2010’ (fitues).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Iker Casillas (Real Madrid), Pepe Reina (Liverpool), David De Gea (Manchester United).

Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona), Raul Albiol (Napoli), Javi Martinez (Bayern Munich), Juanfran (Atletico Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Cesar Azpilicueta (Chelsea).

Mesfushorë: Xavi (Barcelona), Xabi Alonso (Real Madrid), Andres Iniesta (Barcelona), Koke (Atletico Madrid), Sergio Busquets (Barcelona), Santi Cazorla (Arsenal), Cesc Fabregas (Barcelona), Juan Mata (Manchester United), David Silva (Manchester City).

Sulmues: Pedro (Barcelona), Diego Costa (Atletico Madrid), David Villa (Atletico Madrid), Fernando Torres (Chelsea).

Trajneri: Vicente del Bosque

EmilioButragueno

Yjet e dikurshme: Luis Suarez, Emilio Butragueno, Fernando Hierro.

0 komente