Postuar më: 15 July / 10:52

Superylli i Gjermanisë është ‘skuadra’

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, thotë se triumfi i Gjermanisë në Kampionatin Botëror dëshmon unitetin në skuadër që kompenson mungesën e superyjeve, si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Die Mannschaft ishin kombëtarja më e mirë e turneut nga fillimi deri në fund dhe arritën të kurorëzoheshin me titullin e kampionit të botës duke e mposhtur Argjentinën në finale.

“Joachim Low ka bërë gjithçka mirë. Ekipi gjerman është kampion bote shumë i merituar, sepse ishte skuadra më e mirë e turneut”.

“Ata ishin ambasadorët më të mirë të Gjermanisë dhe ishte sukses i gjithë skuadrës”.

“Ne nuk e kemi Messin apo Ronaldon, ne nuk kishim një superyll absolut”.

“Superylli ishte skuadra”, ka deklaruar Beckenbauer për Sky Sport. /Telegrafi/

0 komente