Postuar më: 7 June / 20:47

Topi

Topi zyrtar i Kampionatit Botëror 2014 është topi i prodhuar nga Adidas, i quajtur ‘brazuca’ që në përkthim do të thotë ‘brazilian’ dhe i referohet mënyrës braziliane të jetesës.

Topi-mrenda

Është topi më i testuar i Adidasit në histori. Ky top është provuar për një periudhë prej dy vjet e gjysmë, nga mbi 600 lojtarë dhe ish-lojtarë, si Iker Casillas, Dani Alves, Lionel Messi, Bastian Schweinsteiger e Zinedine Zidane, dhe 30 skuadra në dhjetë vende të ndryshme nga tre kontinente.

Kombinimi i ngjyrave është bërë duke u bazuar te nikoqiri. Ka një inovacion struktural me një simetri unike nga gjashtë panele identike përgjatë strukturës së ndryshme sipërfaqësore që ofron kontroll, prekje, stabilitet dhe aerodinamikë të përmirësuar në fushë.

Topi-mrenda2

“Brazuca ka një dizajn mahnitës që është frymëzuar nga Brazili. Mezi pres të luaj në Brazil me këtë top të shkëlqyer”, ka deklaruar Casillas.

“Përshtypja ime e parë për brazucan është se ai është një top fantastik dhe do të kënaqemi shumë me të. Adidasi ka bërë një top të bukur të përshtatshëm për një turne të madh, siç është Kampionati Botëror. Më e rëndësishmja është se luan mirë në tokë dhe në ajër. Jam i sigurt se do ta duan të gjithë lojtarët!”, ka theksuar Dani Alves.

Alves-brazuca

0 komente