Adnan Januzaj

Postuar më: 26 June / 10:41

Wilmots: Do t’i angazhoj lojtarët që nuk kanë luajtur

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, ka njoftuar se do ta ndryshojë skuadrën në ndeshjen e fundit grupore kundër Koresë së Jugut.

Ekipi, pjesë e të cilit është edhe shqiptari Adnan Januzaj, tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales, pas fitoreve ndaj Algjerisë dhe Rusisë, ashtu që trajneri do t’ua japë rastin edhe lojtarëve që nuk kanë luajtur.

“Kam një bërthamë shumë të mirë lojtarësh dhe kam disa lojtarë që duan të tregojnë se çfarë mund të bëjnë”.

“Tash e kam shansin të angazhoj lojtarë të freskët, të cilët nuk kanë luajtur që dy-tri javë dhe ata do të bëjnë çfarë munden për të lënë përshtypje”.

“Kam gjashtë lojtarë në pozitat sulmuese dhe të gjithë do ta kenë shansin të luajnë tash”, ka deklaruar Wilmots.

Të shpresojmë që Januzaj të debutojë në Kampionatin Botëror kundër Koresë së Jugut. /Telegrafi/

0 komente