ArgjentinaBlerim XhemailiZvicra

Postuar më: 2 July / 12:42

Xhemaili: Isha pa fat, nuk e pashë topin

Blerim Xhemaili ka shpjeguar se si ndodhi rasti në sekondat e fundit të humbjes së Zvicrës kundër Argjentinës.

Një gol do të barazonte gjithçka dhe Zvicra ndoshta do të siguronte fitoren pas penaltive, e ai që ishte më afër golit ka treguar pas ndeshjes për atë rast.

“Isha shumë pa fat në atë rast, nuk e pashë topin deri në sekondë të fundit dhe pastaj goditja nuk shkoi si e mendova”, ka thënë ai për SkySport Italia, transmeton Koha.

“Është e tmerrshme të humbësh në këtë mënyrë, por ne zhvilluam një lojë të mrekullueshme dhe nuk mund të bënim më shumë. Ne shkojmë me kokat lartë, por kjo është skuadër e re dhe do të rritemi në vitet e ardhshme”.

“Kjo është e njëjtë edhe për sulmuesin tonë, që në herën e ardhshme nuk do të dridhet para portierit”, tha tetovari që dukej se i drejtohej Josip Drmiqit, i cili si i vetëm përball portierit argjentinas i fali topin drejt e në duar.

“Argjentina? Në fund skuadrat e mëdha fitojnë ndeshjet e tyre”, përfundoi ai duke lavdëruar skuadrën kundërshtare. /Telegrafi/

0 komente