ArgjentinaGjermania

Postuar më: 13 July / 12:30

Zanetti: Messi e udhëheq fitoren në finale

Kapiteni legjendar i Interit dhe i kombëtares argjentinase, Javier Zanetti, ka deklaruar se Lionel Messi mund të udhëheqë Argjentinën drejt fitores në finalen e madhe ndaj Gjermanisë.

Zëvëndëspresidenti aktual i Interit beson se Argjentina mund të fitojë Kupën e Bots nëse Messi del dhe e bën punën e tij.

“Gjithçka mund të ndodhë në finale, por unë besoj se Argjentina do të ketë një paraqitje të mrekullueshme”.

“Unë shpresoj se ne mund ta fitojmë Kupën e Bots. Gjermania është ekip i fortë, por ne kemi Messin që është lojtari më i mirë në botë dhe me një lëvizje e ndryshon ndeshjen”.

“Lojtarët më të mirë këtë botëror kanë qenë Robben, Rodriguez, Di maria, Mascherano dhe Muller. Kam parë aq shumë gola dhe vërtet ka qenë një Botëror fenomenal”, u shpreh Zanetti. /Telegrafi/

0 komente