Postuar më: 14 July / 16:36
Zhgënjimi i djaloshit shqiptar: Messi është dështak! (Video)

Humbja e Argjentinës në finale të Kampionatit Botëror e ka zhgënjyer tej mase edhe një djalosh gjashtëvjeçar nga Gjilani.
Në një video të publikuar në internet, Endriti shpreh me lot pakënaqësinë e tij duke e ‘sulmuar’ superyllin e Barcelonës.
“Messi është bërllok, dështak… Çfarë kapiteni është ai që nuk mund t’i japë dy gola, apo një gol… Pse a një gol nuk mund ta japë?”, thotë djaloshi.
Më tej, ai e merr fanellën e Barcelonës me emrin e Messit dhe e porosit nënën se nuk dëshiron më ta sheh me sy atë fanellë. /Telegrafi/
0 komente