Grupi E

Postuar më: 6 June / 21:34

Zvicra

Pjesëmarrjet e mëparshme: 9

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 6

 

Historia në Kampionate Botërore

Deri në këtë turne, Zvicra ka marrë pjesë tetë herë në Kampionate Botërore (1934, 1938, 1950, 1954, 1962, 1966, 1994, 2006 dhe 2010) duke u kualifikuar tri herë në çerekfinale të këtij kompeticioni (1934, 1938 dhe 1954).

Në të tetën e finales është kualifikuar në vitet 1994 dhe 2006, ndërsa në turneun e fundit, ‘Afrika e Jugut 2010’, edhe pse e mposhtën Spanjën, zviceranët paketuan valixhet vetëm pas tri ndeshjesh duke u eliminuar në fazën grupore.

 

Kualifikimi për KB 2014

Zvicra ishte përfaqësuesja dominuese në Grupin E të zonës evropiane, në të cilën bënte pjesë edhe Shqipëria.

Të zgjedhurit e Ottmar Hitzfeld gjatë kualifikimeve nuk regjistruan asnjë humbje. Ata barazuan në tri ndeshje dhe i fituan shtatë të tjerat.

Në të dyja përballjet kundër kombëtares kuqezi, Helvetikët dolën triumfues. Pas tyre në Grupin E u rendit Islanda, por kishte shtatë pikë më pak se lideri.

 

Lojtarët kryesorë

Padyshim që ka kualitet në përfaqësuesen zvicerane duke filluar nga portieri Diego Benaglio, i cili e ka fituar Bundesligan me Wolfsburgun në vitin 2009.

Kombinimi i lojtarëve me përvojë, si Tranquillo Barnetta, Gokhan Inler dhe Philippe Senderos, me talentët jashtëzakonisht të mëdhenj, si Xherdan Shaqiri, Fabian Schar, Granit Xhaka e Valentin Stocker, bëjnë që kjo skuadër të premtojë se do të lë shenjë në ‘Brazili 2014’.

Krahas Shaqirit dhe Xhakës, Zvicrën në Botëror do ta përfaqësojnë edhe tre shqiptarët tjerë: Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

shaqiri-xhaka-behrami

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Italia 1934’ (çerekfinale), ‘Franca 1938’ (çerekfinale), ‘Zvicra 1954’ (çerekfinale).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Diego Benaglio (Wolfsburg), Roman Buerki (Grasshopper), Yann Sommer (Basel).

Mbrojtës: Johan Djourou (Hamburg), Michael Lang (Grasshopper), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Fabian Schaer (Basel), Philippe Senderos (Valencia), Steve von Bergen (Young Boys), Reto Ziegler (Sassuolo).

Mesfushorë: Tranquillo Barnetta (Eintracht Frankfurt), Valon Behrami (Napoli), Blerim Dzemaili (Napoli), Gelson Fernandes (Freiburg), Gokhan Inler (Napoli), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich), Valentin Stocker (Basel).

Sulmues: Josip Drmic (Nuremberg), Mario Gavranovic (Zurich), Admir Mehmedi (Freiburg), Haris Seferovic (Real Sociedad), Granit Xhaka (Borussia Monchengladbach).

Trajneri: Ottmar Hitzfeld

Switzerland Soccer Liechtenstein

Yjet e dikurshme: Alexander Frei, Stephane Chapuisat, Johann Vogel, Hakan Yakin.

0 komente