Postuar më: 6 June / 15:59

Arena da Baixada, Curitiba

Viti i ndërtimit: 1914

Kapaciteti i përgjithshëm: 41.456 (ulëse për tifozët 40.000)

Që nga rinovimi i tij në vitin 1999, stadiumi historik Estadio Joaquim Americo – i njohur si Arena da Baixada, është konsideruar si një nga stadiumet më moderne dhe më të mira në Brazil.

Shtëpia e Atletico Paranaense është ndërtuar në vitin e largët 1914, ndërsa duke pasur parasysh rinovimin e tij 15-të vite më parë dhe modernizimin, nuk ishte befasi që ky stadium u zgjodh të jetë një nga vendet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Megjithatë, për të ofruar kushte sa më të mira, stadiumi i është nënshtruar edhe një herë rinovimit në vitin 2012, ku janë përfshirë disa procese të përmirësimit në objekte dhe në shtimin e radhëve të ulëseve shtesë, paralel me fushën.

Kjo ka rezultuar me ngritjen e kapacitetit të ulëseve për tifozët në 40.000. Ky stadium mirëpret katër ndeshje të fazës grupore në ‘Brazili 2014’.

Baixada2

Përballjet që do të zhvillohen në Arena da Baixada:

Faza grupore

16 qershor: Iran v Nigeria

20 qershor: Honduras v Ekuador

23 qershor: Australi v Spanjë

26 qershor: Algjeri v Rusi

0 komente