ArgjentinaGonzalo HiguainValon BehramiZvicra

Postuar më: 29 June / 12:51

Behrami dhe Higuain e parashikuan ndeshjen Argjentina-Zvicra

Ndeshja mes Argjentinës dhe Zvicrës do të jetë shumë e veçantë për disa lojtarë që do të zbresin në fushë. Behramit, Inlerit dhe Xhemailit, ndryshe nga ç’bëjnë te Napoli, do t’u duhet që të mbrojnë portën e tyre prej “Pipitës”, Gonzalo Hiaguainit.

Është ky dueli brenda duelit që ka ndezur edhe më shumë takimin e vlefshëm për 1/ 8-at e Kupës së Botës. Duel që e ka bërë më interesant vetë sulmuesi i Napolit. Në një prononcim të dhënë për “Le Matin”, Valon Behrami zbulon një bisedë që kishte bërë me shokët e ekipit te Napoli pak javë më parë.

“Së bashku me Higuainin dhe Fernandesin folëm për mundësinë e një takimi të tillë. Ne bëmë llogaritë duke kualifikuar Argjentinën si të parën në grupin e vet dhe Zvicrën në vendin e dytë në grupin përkatës. Dhe menjëherë kur ne u kualifikuam, Gonzalo më kujtoi me një mesazh telefonik të tërë skenarin tonë. Ai më shkroi ‘E pe, a të thashë?’. Jam shumë i lumtur që në atë takim do të kem përballë shokët e mi”, tha 29-vjeçari nga Mitrovica.

Për këtë ndeshje është shprehur edhe Higuaini. “Kam ardhur në këtë Botëror pa përgatitjet e duhura fizike pasi që prej finales së Kupës së Italisë nuk luaj për shkak të një dëmtimi. Në një hark të shkurtër kohor ia dola që të rikuperoj disi formën dhe tani pres të luaj sa më shumë. Kundër Zvicrës të shokëve të mi, Behramit, Inlerit dhe Xhemailit nuk mund të gabojmë në një moment. Ata kanë një përfaqësuese për t’u pasur frikë”, shpjegoi sulmuesi i lindur në Brest të Francës. /Tribuna/Telegrafi/

0 komente