Postuar më: 15 July / 15:26

Dështimi i Messit tregoi se edhe ai është njeri

Legjenda madrilene, Raul, thotë se performanca e Lionel Messit në finale të Kampionatit Botëror dëshmoi se edhe ai është thjesht një njeri.

Katër herë fituesi i Topit të Artë shpeshherë është etiketuar si ‘jashtë kësaj bote’ për aftësitë e tij në fushën e futbollit.

Megjithatë, ai nuk arriti të tregohej i rëndësishëm në finale kundër Gjermanisë.

Në kolumnën e tij për Times of India, Raul ka përmendur disa nga rastet e argjentinasve, mes tyre edhe një shans të 27-vjeçarit.

“Normalisht, pritet nga Messi që të shënojë nga një pozitë e tillë. Dështimi i tij tregoi se edhe ai është, mbi të gjitha, një qenie njerëzore”.

“Ashtu siç pritej, gjermanët e mbajtën lojtarin më të mirë në botë në roje të rreptë, ndërsa Schweinsteiger bëri disa ndërhyrje vitale”, ka shkruar Raul. /Telegrafi/

0 komente