Grupi H

Postuar më: 6 June / 11:58

Grupi H

Januzaj debuton në Botëror

Në letër Grupi H duket si grupi më i nivelizuar me katër përfaqësuese që bëjnë futboll mjaft interesant. Kombëtaren evropiane, Belgjika dhe Rusia, janë lehtësisht favoritë kundrejt Algjerisë dhe Koresë së Jugut. Belgjika është përfaqësuesja më me përvojë në turnetë botërore me 11 pjesëmarrje të mëparshme. Republika e Koresë ka marrë pjesë nëntë herë, Rusia pesë herë, kurse Algjeria katër herë.

Në ‘Brazili 2014’, Belgjikën e përfaqëson supertalenti shqiptar, Adnan Januzaj. Njohësit e futbollit kanë parashikuar se 19-vjeçari do të jetë nga ata futbollistë që do të lë shenjë në Kampionatin e sivjetmë Botëror. Është hera e parë që Adnani luan në një turne të madh dhe kjo do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për të.

AdnanJanuzaj

Mesfushori i Manchester Unitedit ishte mbresëlënës në sezonin e tij debutues me Djajtë e Kuq duke u shndërruar menjëherë në një lojtar të rëndësishëm dhe duke joshur interesimin e klubeve të mëdha. Mirëpo, shefat e Unitedit reaguan shpejtë për t’i ofruar kontratë të re, e cila e bënte atë lojtarin më të paguar të ri.

Januzaj ka lindur në Bruksel, mirëpo prindërit e tij janë nga Kosova. Lidhja e tij e gjakut dhe shtetërore për disa muaj ishte temë nëpër mediat botërore, pasi shumë përfaqësuese dëshiron që ta kishin në skuadrat e veta, mes tyre natyrshëm edhe Shqipëria dhe Kosova.

Megjithatë, vendimi i Adnanit ishte që të luajë për kombëtaren e Belgjikës, duke qenë se aty do të ketë më shumë mundësi që të tregojë talentin e tij në nivel ndërkombëtar dhe do të marrë pjesë në turnetë më të mëdha ekzistuese.

adnan

Kombëtarja e Belgjikës do të përpiqet që t’i plotësojë pritshmëritë falë një gjenerate të artë të lojtarëve që ka në dispozicion. Jo vetëm që do të tentojë të arrijë në fazën e eliminimit direkt, porse do të përpiqet që të shkojë sa më larg që është e mundur duke sfiduar disa nga kombëtaret më të suksesshme dhe më me përvojë në këtë turne.

Edhe Rusia gjendet në Brazil me ambicie të mëdha. Fabio Capello quhet trajneri i përfaqësueses ruse. Ky emër lidhet me suksese të shumta në nivel klubesh. Ai ka drejtuar klubet më të mëdha evropiane dhe ka fituar trofetë më të mëdha që ekzistojnë në botën e futbollit.

Koreja e Jugut dhe Algjeria, sipas parashikimeve, kanë gjasa më të vogla që ta kalojnë fazën grupore. Por, ato nuk kanë kundërshtarë që janë shumë të njohur në nivel ndërkombëtar, prandaj kjo do t’u japë kurajë dhe shpresë që t’i ndryshojnë gjërat në favor të tyre.

 

Lojtarët për t’u shikuar

Adnan Januzaj (Belgjikë), Eden Hazard (Belgjikë), Romelu Lukaku (Belgjikë), Sofiane Feghouli (Algjeri), Saphir Taider (Algjeri), Kim Bo-Kyung (R. e Koresë), Koo Ja-Cheol (R. e Koresë), Park Chu-Young (R. e Koresë), Igor Akinfeev (Rusi), Aleksandr Kokorin (Rusi).

 

Kryendeshja

Belgjikë-Rusi: Përballja mes dy përfaqësueseve evropiane në Maracana, pritet të jetë vendimtare se cila nga to ta kryesojë Grupin H. Këto dy përfaqësuese janë takuar tetë herë në të kaluarën – Rusia numëron katër fitore, një ndeshje është mbyllur baras, ndërsa Belgjika ka fituar tri herë. Të dyja skuadrat janë në formë dhe janë në një nivel thuajse identik. Pritet një takim mjaft interesant mes tyre.

fabio-capello

A e dini se…

Si lojtar, trajneri i Rusisë, Fabio Capello, ka bërë 32 paraqitje për Italinë ndërmjet viteve 1972-1976. Ai ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha evropiane, duke përfshirë Milanin, Real Madridin, Juventusin dhe Romën. Në Kampionatin Botëror si trajner e ka kualifikuar edhe Anglinë. Mirëpo, asnjëherë nuk e ka drejtuar kombëtaren e tij.

 

Numra

Tetë është numri i pjesëmarrjeve radhazi të Koresë së Jugut në Kampionate Botërore.

0 komente