Adnan Januzaj

Postuar më: 29 June / 15:58

Januzaj luan pa presion

Mbrojtësi belg, Jan Vertonghen, thotë se Adnan Januzaj do të plotësojë pritshmëritë me përfaqësuesen e Belgjikës.

“Ai nuk ndjen presion dhe luan sikur të jetë në rrugë. Ai luajti mirë ndaj Koresë së Jugut, e mbajti topin dhe u angazhua shumë”.

“E kam parë disa herë duke luajtur me top nga fillimi deri në fund dhe jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ka luajtur në atë ndeshje”.

“Është gjë e bukur ta shohësh duke luajtur dhe ma përkujton se sa i moshuar jam! Ai është një djalë i shkëlqyer dhe një lojtar i mirë, prandaj shpresoj që të luajë më shumë këtu dhe te Unitedi për të treguar se sa i mirë është”.

“Ai nuk ndjen presion. Është një djalë me shumë cilësi dhe ka treguar se në sezonin e ardhshëm mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier”, u ka thënë Vertonghen gazetarëve. /Telegrafi/

0 komente