Grupi B

Postuar më: 6 June / 17:52

Kili

Pjesëmarrjet e mëparshme: 8

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 14

 

Historia në Kampionate Botërore

Me tetë pjesëmarrje në Kampionate Botërore, Kili është në pozitë të njëjtë me Paraguain, në vend të katërt, në listën e shteteve jugamerikan që kanë marrë pjesë në më së shumti turne botërore.

Paraqitja e tyre më e mirë deri më tani ishte në vitin 1962, kur ishin nikoqirë dhe zunë vendin e tretë. Në pesë edicione të tjera, nuk e kanë kaluar fazën grupore. Në Botërorët ‘Franca 1998’ dhe ‘Afrika e Jugut 2010’ u kualifikuan deri në të tetën e finales, mirëpo në të dyja rastet u eliminuan nga Brazili.

 

Kualifikimi për KB 2014

Kili e filloi mirë fazën kualifikuese duke fituar 12 pikë nga 18 të mundshmet në ndeshjet e para, duke përfshirë fitoret si mysafirë ndaj Bolivisë dhe Venezuelës.

Mirëpo, tri humbje të njëpasnjëshme, mes tyre dy në terren vendas (nga Kolumbia dhe Argjentina) i kushtuan me punë trajnerit argjentinas, Claudio Borghi.

Në vend të tij u angazhua një tjetër argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili e filloi punën me humbje nga Peru. Megjithatë, në vazhdim, Kili regjistroi pesë fitore dhe një barazim duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin e dytë radhazi në një Kampionat Botëror.

 

Lojtarët kryesorë

SulmuesitAlexis Sanchez dhe Eduardo Vargas, si dhe mesfushorët Matias Fernandez dhe Arturo Vidal, janë njerëzit udhëheqës të skuadrës kiliane duke ofruar talent dhe alternativa në cilëndo pozitë të fazës ofensive.

Nuk duhet harruar as lojtarët me përvojë, si Claudio Bravo, Gary Medel e Jorge Valdivia, apo yjet në ngritje Jean Beausejour dhe Marcelo Diaz.

ArturoVidal

Performanca më e mirë në një Botëror: ‘Kili 1962’ (Vendi i tretë).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Claudio Bravo (Real Sociedad), Johnny Herrera (Universidad de Chile), Cristopher Toselli (Universidad Catolica).

Mbrojtës: Gary Medel (Cardiff City), Jose Rojas (Universidad de Chile), Eugenio Mena (Santos), Gonzalo Jara (Nottingham Forest).

Mesfushorë: Arturo Vidal (Juventus), Mauricio Isla (Juventus), Marcelo Diaz (Basel), Francisco Silva (Osasuna), Felipe Gutierrez (FC Twente), Jose Pedro Fuenzalida (Colo Colo), Carlos Carmona (Atalanta), Jean Beausejour (Wigan Athletic), Charles Aranguiz (Internacional), Miiko Albornoz (Malmo).

Sulmues: Alexis Sanchez (Barcelona), Eduardo Vargas (Valencia), Jorge Valdivia (Palmeiras), Mauricio Pinilla (Cagliari), Esteban Paredes (Colo Colo), Fabian Orellana (Celta Vigo).

Trajneri: Jorge Sampaoli

MarceloSalas

Yjet e dikurshme: Elias Figueroa, Ivan Zamorano, Marcelo Salas.

0 komente