Postuar më: 9 June / 01:26

Koreja e Jugut

Pjesëmarrjet e mëparshme: 8

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 57

 

Historia në Kampionate Botërore

Përkundër se është pjesëmarrësja me e shpeshtë nga Azia në Kampionatin Botëror, Republika e Koresë asnjëherë nuk e kishte fituar një ndeshje në një turne para vitit 2002, kur ishte nikoqir së bashku me Japoninë.

Pikërisht ai edicion ishte më i suksesshmi në histori të kësaj kombëtareje. Jugkoreanët e filluan turneun me një fitore ndaj Polonisë dhe pastaj e mposhtën Portugalinë për të arritur në fazën e eliminimit direkt për herë të parë.

‘Luftëtarët Taeguk’ mposhtën Italinë në të tetën e finales dhe pastaj Spanjën në çerekfinale për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Megjithatë, aty u mposhtën nga Gjermania.

Në vitin 2010, jugkoreanët përsëri shkruan historinë duke arritur në fazat e eliminimit direkt në terren të huaj. Mirëpo, në të tetën e finales presuan nga Uruguai.

 

Kualifikimi për KB 2014

Para se të siguronin pjesëmarrjen e tetë radhazi në një Kampionat Botëror, Republika e Koresë në dy raste ka qenë e rrezikuar. Për dallim nga Japonia që i besonte të njëjtit formacion startues dhe Australia që shfrytëzoi lojtarët me përvojë, Koreja e Jugut bënte vazhdimisht ndryshime në formacionin bazë.

Këto ndryshime konstante të skuadrës nuk i shërbyen shumë, e sidomos në humbjen prej 2-1 nga Libani duke i rrezikuar seriozisht gjasat e tyre për kualifikim. Kjo humbje i kushtoi me punë trajnerit Cho Kwangrae. Nën drejtimin e trajnerit Choi Kanghee, jugkoreanët mposhtën Kuvajtin (2-0) për të vazhduar në fazën tjetër kualifikuese.

Edhe në këtë fazë nuk luajtën aq mirë, pasi regjistruan dy barazime, ndaj Uzbekistanit dhe Libanit dhe humbën nga Irani. Por, një fitore në shtëpi ndaj Uzbekistanit i ndryshoi për të mirë shanset e Republikës së Koresë. Megjithatë, ata humbën sërish nga Irani për ta rrezikuar pjesëmarrjen.

Gjithçka u vendos nga humbja prej 5-1 e Uzbekistanit nga Katari që i shërbeu Koresë së Jugut që ta siguronte pjesëmarrjen direkte për në ‘Brazili 2014’.

 

Lojtarët kryesorë

Skuadra vazhdoi të ndryshonte derisa erdhi trajneri tjetër, Hong Myungbo, i cili i dha një dukje ndryshe ekipit.

Yje të reja, si dyshja me bazë në Gjermani, Son Heungmin dhe Koo Jacheol, janë përshtatur për mrekulli në ekipin kombëtar.

Futbollisti i Bolton Wanderers, Lee Chungyong, është kapiteni i ri i skuadrës, ndërsa lojtarët që luajnë në liga vendase, Kim Shinwook dhe Lee Keunho, janë dëshmuar si golashënues.

lee-chung-yong

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Kore/Japoni 2002’ (vendi i katërt).

Skuadra e plotë

Portierë: Jung Sung-ryong (Suwon Bluewings), Kim Seung-gyu (Ulsan Hyundai), Lee Bum-young (Busan I’Park).

Mbrojtës: Hong Jeong-ho (Augsburg), Hwang Seo-ho (Sanfrecce Hiroshima), Kim Chang-soo (Kashiwa Reysol), Kim Young-gwon (Guangzhou Evergrande), Kwak Tae-hwi (Al Hilal), Lee Yong (Ulsan Hyundai), Yun Suk-young (QPR), Park Joo-ho (Mainz).

Mesfushorë: Ha Dae-sung (Beijing Guoan), Han Kook-young (Kashiwa Reysol), Ji Dong-won (Augsburg), Ki Sung-yueng (Swansea), Kim Bo-kyung (Cardiff City), Lee Chung-yong (Bolton), Park Jong-woo (Guangzhou R&F), Son Heung-min (Bayer Leverkusen).

Sulmues: Kim Shin-wook (Ulsan Hyundai), Koo Ja-cheol (Mainz), Lee Keun-ho (Sangju Sangmu), Park Chu-young (Arsenal).

Trajneri: Hong Myungbo

parkjisung

Yjet e dikurshme: Cha Bumkun, Hong Myungbo, Park Jisung.

0 komente