Grupi D

Postuar më: 6 June / 22:01

Kosta Rika

Pjesëmarrjet e mëparshme: 3

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 28

 

Historia në Kampionate Botërore

Pas shumë viteve përpjekje, Kosta Rika arriti të merrte pjesë në një Kampionat Botëror në vitin 1990 në Itali dhe kjo falë suspendimit të Meksikës.

Kjo kombëtare arriti të mposhtë kundërshtarë, si Suedia dhe Skocia, për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. Megjithatë, në të tetën e finales pësoi humbje nga, asokohe, Çekosllovakia.

Kosta Rika u kthye në turneun e madh botëror në vitin 2002, pasi paraprakisht kishte dështuar të shkonte në SHBA (1994) dhe në Francë (1998). Mirëpo, në këtë edicion ishte përfshirë në një grup me fituesin e turneut Brazilin dhe sensacionin e atij viti, Turqinë. Ashtu që nuk arriti të kalonte fazën grupore. Edhe në ‘Gjermania 2006’ u eliminuan në të njëjtën fazë.

 

Kualifikimi për KB 2014

Arritja e trajnerit kolumbianJorge Luis Pinto në krye të Kosta Rikës, ka sjellë një epokë të re te kjo kombëtare. Në raundin preliminar në CONCACAF, kjo kombëtare zuri vendin e dytë prapa Meksikës në grupin e vet, për të kaluar tutje në fazën e gjashtë përfaqësueseve të fundit.

Në këtë fazë, Kosta Rika siguroi pjesëmarrjen në ‘Brazili 2014’ dy ndeshje pa përfunduar kualifikimet duke u renditur në vend të dytë prapa SHBA-ve.

Ky sukses u bazua në dy faktorë kryesorë: mbrojtja e fortë (pranuan vetëm shtatë gola në kualifikimet finale) dhe rekordi i qind për qindtë në shtëpi (pesë fitore nga pesë ndeshje).

 

Lojtarët kryesorë

Fati i Kosta Rikës mbështet në këmbët e Bryan Ruiz, i cili konsiderohet si një futbollist shumë i veçantë. Ai bëri emër te klubi holandez Twente, para se të kalonte te Fulhami në Angli. Ai është kthyer në Eredivisie te PSV Eindhoveni ku është i huazuar dhe është njëri nga më të mirët në zonën e vet.

Krahas Ruizit, janë edhe disa lojtarë të tjerë, te të cilët i kanë shpresat bashkëkombësit e tyre. Alvaro Saborio, Cristian Bolanos dhe portieri i jashtëzakonshëm, Keilor Navas, janë disa prej tyre.

BryanRuiz

Performancat më të mira në një Botëror: ‘Italia 1990’ (1/8 e finales).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Keilor Navas (Levante), Patrick Pemberton (Alajuelense), Daniel Cambronero (Herediano)

Mbrojtës: Johnny Acosta (Alajuelense), Giancarlo Gonzalez (Columbus Crew), Michael Umana (Saprissa), Oscar Duarte (Club Bruges), Waylon Francis (Columbus Crew), Heiner Mora (Saprissa), Junior Diaz (Mainz 05), Cristian Gamboa (Rosenborg), Roy Miller (New York Red Bulls).

Mesfushorë: Celso Borges (AIK Stockholm), Christian Bolanos (FC Copenhagen), Oscar Esteban Granados (Herediano), Michael Barrantes (Aalesund), Yeltsin Tejeda (Saprissa), Diego Calvo (Valerenga Oslo), Jose Miguel Cubero (Herediano).

Sulmues: Bryan Ruiz (PSV Eindhoven), Joel Campbell (Arsenal/Olympiakos), Randall Brenes (Cartagines), Marco Urena (FC Kuban Krasnodar).

Trajneri: Jorge Luis Pinto

HernanMedford

Yjet e dikurshme: Hernan Medford, Paulo Wanchope, Walter Centeno.

0 komente