ArgjentinaMessi

Postuar më: 13 July / 11:15

Maradona motivon Messin: E diela do të jetë e jotja

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ka motivuar yllin e “Gaucosëve”, Lionel Messin para përballjes me Gjermaninë.

Argjentina dhe Gjermania do të konfrontohen sonte në “Maracana” në finalen e madhe të Kupës së Botës “Brazili 2014”.
“E diela do të jetë e juaja. Ju duhet të jeni udhëheqës i ekipit, të shënosh dy gola dhe ne do të ngrejmë Kupën në ‘Maracana’.

Do të ishte diçka historike që askush nuk do ta harrojë kurrë”, ka thënë Maradona.

Ai beson se Argjentina ka fuqi dhe potencial që të mposht Gjermaninë. /Telegrafi/

0 komente