ArgjentinaGjermania

Postuar më: 13 July / 09:33

Messi: Dua ta fitoj ndeshjen e jetës time

Superylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë se ekipi i tij do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme në jetë ndaj Gjermanisë të dielën mbrëma.

Lionel Messi ka shfrytëzuar Facebookun për t’u shprehur para ndeshjes duke folur për rëndësinë e kësaj ndeshje.

Sipas Messit, kjo është sfida e jetës për Albicelestët.

“Ne do të luajmë ndeshjen më të rëndësishme në jetët tona për vendin tonë. ëndrrat e mia dhe shpresat janë plotësuar për shkak të punës së madhe dhe sakrificës së një ekipi që dha gjithçka”.

“Ne e kemi ditur se ishte e mundur. Njerëzit tanë, argjentinasit, ata na dërguan deri atje. Por ëndrra ende s’ka marrë fund. Ne duam të fitojmë dhe ne jemi gati”, ka shkruar Messi në Facebook. /Telegrafi/

0 komente