Postuar më: 14 July / 16:50
Mustafi: Nuk përshkruhet kjo ndjenjë

Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, është shprehur i ngazëllyer që ka fituar trofeun e Kampionatit Botëror, ‘Brazili 2014’.
Gjermania mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 në finale, ndërsa mbrojtësi i Sampdorias është shqiptari i parë që ka fituar Kupën e Botës.
Mustafi në Botërorin 2014, ka zhvilluar tri ndeshje derisa nuk u paraqit në finale për shkak të një lëndimi të pësuar ditë më parë. Mustafi thotë se nuk di si ta përshkruajnë ndjenjën për të fituar medaljen e artë.
“Unë jam 22-vjeçar, një lojtar i ri. Pas ndeshjeve të mia të para me skuadrën përfaqësuese, unë u thirra në momentet e fundit dhe tani po e ngre lartë trofeun e Kupës së Botës. Është e pabesueshme”.
“Nuk mund të përshkruhet kjo ndjenjë. Nuk e di se çfarë po ndjej tani”, ka thënë futbollisti me origjinë nga Gostivari.
Pas ndeshjes, Mustafi titullin e kampionit e ka festuar bashkë me skuadrën dhe kancelaren Merkel. Anëtari i Sampdorias nuk ka harruar prejardhjen e tij. Në fotot e festës gjermane, ai shihet duke festuar me simbolet kombëtare. /KP/Telegrafi/
0 komente