Postuar më: 16 July / 09:56

Pellegrini refuzon Brazilin

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit.

Luiz Felipe Scolari dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Selecaos pas zhgënjimit në Kampionatin Botëror.

Federata Braziliane e Futbollit është në kërkim të një strategu dhe Daily Star njofton se ata kanë kontaktuar me kilianin.

Shefat e Federatës së Selecaos thuhet se kanë vënë Pellegrinin të parin në listë.

Mirëpo, ai u ka thënë se nuk është i interesuar dhe se dëshiron ta respektojë kontratën me Manchester Cityn. /Telegrafi/

0 komente