Postuar më: 9 June / 11:04

Admir Mehmedi

Emri: Admir Mehmedi

Mosha: 23 vjeç (16 mars 1991)

Gjatësia: 181 cm

Pesha: 75 kg

Shtetësia: Zvicër

Roli: Sulmues

Klubi: Freiburg

 

Admir Mehmedi është një sulmues shqiptar i lindur në Gostivar të Maqedonisë. Si fëmijë, ai dhe familja e tij migruan në Zvicër, ku filloi karriera e tij si futbollist.

Ai e filloi lojën në vitin 1999 te AC Bellinzona dhe më pas kaloi te FC Winterthur. Në vitin 2006, sulmuesi u ra në sy zbuluesve të talentëve të FC Zurich, të cilët e ftuan te klubi i tyre.

Admirzv

Në vitin 2008, Admiri u promovua në skuadrën seniore. Të njëjtin vit, FC Zurich fitoi Superligën e Zvicrës, ndërsa Mehmedi luajti rol shumë të rëndësishëm në këtë triumf. Gjatë periudhës katërvjeçare te FC Zurich, ai bëri 84 paraqitje dhe shënoi 19 gola.

Në janar të vitit 2012, Admiri nënshkroi kontratë katërvjeçare me Dynamo Kyiv, kurse në mars të po të njëjtit vit debutoi për këtë klub, në ndeshjen kundër Arsenal Kyiv. Në javën e dytë me klubin ukrainas, Mehmedi u regjistrua në listën e golashënuesve në përballjen kundër FC Kryvbas Kryvyi Rih.

Ai ishte startues i rregullt te Dynamo Kyiv, mirëpo në verën e vitit 2013 mori një ofertë për të kaluar te Freiburgu në formë huazimi. Më pastaj, ai nënshkroi kontratë për klubin gjerman, me të cilin po luan aktualisht.

mehmedi1posht

Mehmedi debutoi për përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2012’ kundër Anglisë duke u inkuadruar si zëvendësues.

Golin e parë me Zvicrën e shënoi në takimin kundër Gjermanisë që kombëtarja zvicerane e fitoi me rezultat 5-3. Kjo ishte hera e parë që Zvicra e mposhtte Gjermaninë që nga viti 1956.

0 komente