Postuar më: 9 June / 11:06

Granit Xhaka

Emri: Granit Xhaka

Mosha: 21 vjeç (27 shtator 1992)

Gjatësia: 183 cm

Pesha: 82 kg

Shtetësia: Zvicër

Roli: Mesfushor

Klubi: Borussia Monchengladbach

 

Granit Xhaka është një tjetër futbollist me origjinë nga Kosova, i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës. Ai luan si mesfushor për klubin gjerman, Borussia Monchengladbach.

Karriera fëmijërore e Granitit filloi te Concordia Basel, ndërsa në vitin 2003 iu bashkua ekipit të të rinjve te Baseli. Katër vite më vonë, ai luajti për ekipin U-21, ku shënoi në çdo të tretën ndeshje dhe kjo i ndihmoi që të bëhej një startues i padiskutueshëm në skuadër. Nga viti 2008 deri në vitin 2010, ai bëri 37 paraqitje dhe shënoi 11 gola për ekipin nën 21 vjeç.

Granit2

Debutimin në nivel profesional e bëri më 28 qershor 2010 në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve në një ndeshje kundër Debreceni VSC. Ai ishte kreatori i golit të dytë në fitoren prej 2-0 të Baselit. Golin e parë në Superligën zvicerane e shënoi më 15 maj 2011 në një ndeshje kundër FC Thun.

Në këtë periudhë, ai fitoi dy tituj radhazi të Superligës zvicerane me Baselin (2011, 2012) dhe fitoi Kupën e Zvicrës (2012).

Në maj të vitit 2012, Borussia Monchengladbachu arriti marrëveshje me Baselin për transferimin e mesfushorit, i cili nënshkroi kontratë pesëvjeçare, e cila është valide deri në qershor të vitit 2017.

xhakamonchen

Me përfaqësuesen e Zvicrës, Graniti debutoi më 24 shtator 2008 në Kampionatin Botëror U-17, ndërsa ka bërë mbi 40 paraqitje me këtë përfaqësuese në nivele të ndryshme të të rinjve.

Me skuadrën seniore u angazhua më 4 qershor 2011 kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012. Disa muaj më vonë, ai shënoi golin e parë në nivel ndërkombëtar kundër Luksemburgut.

Xhaka është pjesë e përfaqësueses së Zvicrën që luan në Kampionatin Botëror 2014 dhe së bashku me Shaqirin janë futbollistët më të rëndësishëm të mesfushës ofensive.

0 komente