Postuar më: 9 June / 11:03

Xherdan Shaqiri

Emri: Xherdan Shaqiri

Mosha: 22 vjeç (9 tetor1991)

Gjatësia: 169 cm

Pesha: 70 kg

Shtetësia: Zvicër

Roli: Mesfushor

Klubi: Bayern Munich

 

Xherdan Shaqiri është futbollist i Bayern Munichut dhe mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës. Ai ka lindur në Gjilan të Kosovës, ndërsa si fëmijë së bashku me familjen është vendosur në Zvicër.

Karriera fëmijërore e tij filloi me SV Augst, ndërsa më pas (2001) iu bashkua ekipit të të rinjve të FC Basel. Në moshë 15-vjeçare, Xherdani u shpall lojtari më i mirë në ‘Nike Cup U-15’ dhe që atëherë u vu në shënjestër të kërkuesve të talentëve.

Shaqa shaqa2

Edhe pse mori oferta nga shumë klube të rëndësishme, ai vendosi të qëndronte te Baseli. Në janar të vitit 2009, Shaqiri nënshkroi kontratën e parë profesionale me klubin zviceran dhe në korrik të të njëjtit vit zhvilloi ndeshjen e parë kundër St. Gallen. Më 9 nëntor 2009, ai e shënoi golin e parë në nivel profesional kundër Neuchatel Xamax.

Falë paraqitjeve mbresëlënëse për Baselin, ofertat për të ishin të shumta. Kështu, në vitin 2012, u transferua te Bayern Munichu për një shumë prej 11.5 milionë eurosh, ku nënshkroi kontratë katërvjeçare, e cila skadon në qershor të vitit 2016.

shaqa3

Me përfaqësuesen e Zvicrës ka debutuar më 5 qershor 2010 në një ndeshje kundër Italisë, në të cilën u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 88-të. Ai ka luajtur në Kampionatin Botëror të vitit 2010 duke qenë njëri nga futbollistët më të rinj në atë turne.

Shaqiri e përfaqëson Zvicrën edhe në ‘Brazili 2014’ dhe njëherësh konsiderohet futbollisti kryesor i kësaj skuadre së bashku me shqiptarët tjerë që e përfaqësojnë atë.

Titujt

Si lojtar i Baselit, Shaqiri e ka fituar Kupën e Zvicrës U-18 dhe pastaj e ka ftuar dy herë Kupën e Zvicrës në nivel profesional (2010 dhe 2012). Po ashtu, ai është shpallur tri herë kampion i Zvicrës (2010, 2011 dhe 2012).

shaqa1

Me Bayern Munichun, edhe pse jo lojtari kryesor, Xherdani ishte pjesë e skuadrës që e fitoi tripletën në sezonin 2012/2013 (Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve), si edhe Kupën e Botës për Klube. Edhe në sezonin e 2013/2014, ai fitoi Bundesligan dhe DFB Pokal.

0 komente