Grupi D

Postuar më: 6 June / 22:04

Uruguai

Pjesëmarrjet e mëparshme: 11

Tituj: 2

Rangimi sipas FIFA-s: 7

 

Historia në Kampionate Botërore

Deri në vitet e shtatëdhjeta, Uruguai konsiderohej si një nga fuqitë botërore të futbollit. Këtë status e kishte fituar falë dy triumfeve të mëparshme në Kampionatet Botërore – i pari në terren vendas në vitin 1930 dhe i dyti njëzet vite më pas në Brazil kur e mposhtën nikoqirin me rezultat 2-1 në atë ndeshjen epike në Maracana të njohur si ‘El Maracanazo’. Kualifikimi në gjysmëfinale në Meksikë në vitin 1970 do të shënonte fundin e kohës së tyre të artë.

Në vitet në vazhdim, uruguaianët filluan të mos ishin prezentë në turnetë botërore. Ata nuk u kualifikuan në ‘SHBA 1994’ dhe ‘Franca 1998’. Ata iu kthyen turneut në vitin 2002 në Kore dhe Japoni, por u eliminuan në fazën grupore. Në vitin 2006 pësuan nga Australia në ‘play-off’ dhe nuk mundën të shkonin në Gjermani.

Një rikthim në nivelet e larta, Uruguai e bëri në ‘Afrika 2010’ duke arritur ta zë vendin e katërt të kampionatit. Diego Forlan ishte njeriu që frymëzoi përfaqësuesen e tij dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

 

Kualifikimi për KB 2014

Kualifikimi për ‘Brazili 2014’ i gjeti La Celeste në rolin e favoritit, pas ‘Afrika 2010’ dhe triumfit në Copa America një vit më pas. Megjithatë, ata nuk treguan pritshmëritë duke fituar vetëm dy nga 18 pikët e para të mundshme.

Mirëpo në vazhdim të kualifikimeve, Uruguai ia doli që të siguronte ‘play-offin’. Kundërshtar e kishin Jordaninë që e mposhtën me lehtësi si mysafirë (5-0) dhe barazuan pa gola në shtëpi.

 

Lojtarët kryesorë

Sulmuesit Luis Suarez dhe Edinson Cavani janë tmerri për cilëndo mbrojtje në botë. Dyshja vdekjeprurëse kanë statistika shumë të mira në fazën ofensive.

Sulmuesi i Liverpoolit ndan pozitën e golashënuesit më të mirë në Evropë me Cristiano Ronaldon, ndërkohë që futbollisti i PSG-së konsiderohet si një nga më të mirët në pozitën e tij.

Ata kanë pas vetes lojtarin me përvojë, Diego Lugano, si edhe portierin e njohur Fernando Muslera.

Cavani-Suarez

Performancat më të mira në një Botëror: ‘Uruguai 1930’ (fitues) dhe ‘Brazili 1950’ (Fitues).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Fernando Muslera, Martin Silva, Rodrigo Munoz;

Mbrojtës: Diego Lugano, Diego Godin, Jose Maria Gimenez, Martin Caceres, Maximiliano Pereira, Jorge Fucile, Sebastian Coates;

Mesfushorë: Egidio Arevalo-Rios, Walter Gargano, Diego Perez, Alvaro Gonzalez, Alvaro Pereira, Cristian Rodriguez, Gaston Ramirez, Nicolas Lodeiro;

Sulmues: Edinson Cavani, Luis Suarez, Diego Forlan, Abel Hernandez, Christian Stuani.

Trajneri: Oscar Washington Tabarez

FUT-URUGUAY-CHILE-ELIMINATORIA

Yjet e dikurshme: Hector Scarone, Angel Romano, Obdulio Varela, Roque Maspoli, Alcides Ghiggia, Ladislao Mazurkiewicz, Pedro Rocha, Rodolfo Rodriguez, Hugo De Leon, Carlos Alberto Aguilera, Ruben Sosa, Enzo Francescoli, Alvaro Recoba.

0 komente