Postuar më: 29 June / 21:27
Shaqiri: Do të japim maksimumin ndaj Argjentinës
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka thënë se është shumë i kënaqur me të arriturat e tij dhe bashkëlojtarëve me përfaqësuesen helvetike.
Futbollisti i Bayern Munichut është duke kaluar në një formë të mirë në Botërorin 2014. Ai shënoi het-trik në fitoren e Zvicrës kundër Hondurasit (3-0).
Shaqiri premton se ekipi zviceran do të japin maksimumin për ta befasuar Argjentinën në sfidën e radhës më kuadër të të tetës së finales.
“Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme dhe përderisa ne nuk jemi favoritë, ne do të bëjmë çfarëdo që të mundemi. Gjithçka është e mundur për ne, nuk i dihet”.
“Kjo ka qenë një ëndërr për ne: Zvicër e vogël në Kupën e Botës. Dhe tani ne jemi në rrethin e 16-të të fundit, ne me të vërtetë mund të jemi krenarë”, ka thënë Shaqiri, transmeton Kosovapress. /Telegrafi/
0 komente