Postuar më: 17 July / 13:16

Gjermania merr kreun në renditje, Shqipëria bie për një vend

Pas triumfit në Kampionatin Botëror, përfaqësuesja e Gjermanisë është ngjitur në vendin e parë të renditjes së FIFA-s, për herë të parë pas afro dy dekadash.

Finalisti Argjentina është ngritur në vendin e dytë, ndërsa Holanda është ngjitur për 12 pozita dhe tash gjendet në vend të tretë (njësoj si edhe përfundoi renditja në Botëror).

Spanja ka rënë nga vendi i parë në të tetin pas fushatës zhgënjyese në ‘Brazili 2014’.

Renditja deri në vendin e dhjetë vazhdon kështu: Kolumbia (4), Belgjika (5), Uruguai (6), Brazili (7), Zvicra (9) dhe Franca (10).

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka rënë për një vend dhe tash është e 67-ta.

Renditjen e përgjithshme mund ta shikoni duke klikuar këtu. /Telegrafi/

0 komente