Postuar më: 14 June / 23:23

Angli-Itali, formacionet

Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, e ka përfshirë Raheem Sterlingun në formacionin startues në ndeshjen kundër Italisë.

Mesfushori i Liverpoolit ka luajtur shumë pak në ndeshjet përgatitore të përfaqësueses, megjithatë ai duket se e ka bindur trajnerin me performancat e tij.

Në formacionin bazë është edhe Danny Welbeck, ndërkohë që Adam Lallana qëndron në bankë.

Tek Italia, mungesa kryesore tashmë e paralajmëruar, është portieri Gianluigi Buffon, vendin e të cilit e zë Salvatore Sirigu.

Giorgio Chiellini do të luajë si mbrojtës i majtë për shkak të mungesës së Mattia De Sciglios.

Formacioni startues i Anglisë: Hart; Johnson, Jagielka, Cahill, Baines; Henderson, Gerrard; Sterling, Rooney, Welbeck; Sturridge.

Formacioni startues i Italisë: Sirigu; Darmian, Paletta, Barzagli, Chiellini; De Rossi; Marchisio, Pirlo, Verratti, Candreva; Balotelli.

/Telegrafi/

0 komente