Postuar më: 12 July / 13:25

Argjentina do të kërkojë hakmarrje

Thomas Muller e ka paralajmëruar kombëtaren gjermane se Argjentina do të kërkojë hakmarrje për dy humbjet çerekfinale në dy turnetë e mëparshëm.

Die Mannschaft fituan me rezultat 4-0 në Afrikën e Jugut (2010), ndërsa në vitin 2006 i kishin mposhtur Albicelestët në penalti, në të njëjtën fazë.

“Kjo e bën ndeshjen akoma më të vështirë. Ata do të jenë të vendosur që të hakmerren në ndeshjen më të rëndësishme të Kampionatit Botëror”.

“Dhe nëse e fitojnë, askush nuk do ta mbajë mend se çfarë bëmë ne në dy turnetë e mëparshëm”.

“Në fakt, finalja është një ndeshje të cilën nëse e humbim, njerëzit nuk do ta mbajnë mend as çfarë bëmë në ndeshjen e mëparshme (kundër Brazilit)”, ka deklaruar 24-vjeçari për Times of India. /Telegrafi/

0 komente