ArgjentinaHolanda

Postuar më: 9 July / 14:00

Messi: Argjentina e fortë edhe pa mua

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka këmbëngulur se kombëtarja e tij do të ishte e fuqishme edhe pa prezencën e tij.

27 vjeçari ka qenë në formë shumë të lartë duke qenë lojtari kryesor i Argjentinës, por ai thotë se ekipi i tij është i fuqishëm edhe pa prezencën e tij.

“Unë absolutisht nuk pajtohem se Argjentina nuk është asgjë pa mua”.

“Futbolli është një lojë ekipore, kështu që kush do që thotë të kundërtën nuk e flet të vërtetën”.

“Po, unë kam shënuar disa gola të rëndësishëm të cilat ndhmuan ekipin tim, por janë edhe 10 lojtarë të tjerë të ekipit që na kanë ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi tani.

“Higuain shënoi golin e rëndësishëm fitues ndaj Belgjikës dhe ne jemi të lumtur që arritëm të mbrojmë epërsinë pas një ndeshje kaq të rënëdsishme. Të gjithë është dashur të luftojnë për gjithçka”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

0 komente