Postuar më: 11 July / 19:13

Beckenbauer: Kujdes Messin

Ikona e Gjermanisë kajzeri, Franz Beckenbauer ka paralajmëruar kombëtaren e “pancerave” në prag të finales me Argjentinën, që të kenë kujdes nga kapiteni i ‘La Selecion’, Lionel Messi, pasi sipas tij ylli i kombëtares ‘albiceleste’ është i aftë të vendosë finalen e Marakanas me një goditje prej gjeniu.

27-vjeçari mori për dore Argjentinën në fazën e grupeve ku në tre takime shënoi 4 gola, ndërkohë që performanca e tij ra disi në sfidat me eliminim direkt ku futbollisti i Barcelonës nuk ka arritur të realizojë asnjë gol.
Por pavarësisht kësaj Beckenbauer, i cili udhëhoqi Gjermaninë drejt dy titujve Botërorë në 1974 si futbollist dhe në 1990 si trajner, ka frikë se një Messi në superformë, mund tu heqë “panterave” mundësinë për të fituar për herë të katërt në histori Kupën e Botës.

“Argjentina mund të shndërrohet në një skuadër shumë të rrezikshme. Shikoni se çfarë i bënë ata sulmit të Holandës që deri në fazën gjysmëfinale kishte bërë diferencën. Lojtarë të tillë si Arjen Robben e Robin Van Persie u dukën shumë të vegjël përballë kombëtares ‘albiceleste’”, ka thënë Beckenbauer, transmeton “ss”.

“Unë mendoj se për të kaluar mbrojtje n e tyre do të jetë një mision shumë i vështirë për Gjermaninë, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë yllin e tyre Lionel Messin. Nëse skuadra e Joachim Low nuk e mban atë nën kontroll, Messi mund të na ndëshkojë në çdo moment me një goditje të vetme. Ne nuk kemi në skuadër një lojtar të tillë si Messi apo Neymar megjithatë forca jonë bazohet tek grupi. Kemi në ekip plotë 6 lojtarë të Bayernit dhe unë mendoj se ata janë çelësi i suksesit ndërkohë që nuk duhet harruar Neuer i cili me pritjet e tij ka qenë thjeshtë fenomenal”, tha ai.

Gjermania rikthehet të luajë në një finale të Kupës së Botës pas plotë 12 vjetësh, ku për herë të fundit u mposht 2-0 nga Brazili në Botërorin që u zhvillua në Kore dhe Japoni. /Telegrafi/

0 komente