BehramiZvicra

Postuar më: 28 June / 18:18

Behrami mohon: Ne nuk agjërojmë

Mesfushori i kombëtares zvicërane, Valon Behrami, ka thënë se asnjë lojtar i skuadrës së Zvicrës nuk agjëron muajin e Ramazanit, duke demantuar kështu Xherdan Shaqirin.

Mesfushori i Zvicrës ka thënë në konferencën për media para ndeshjes ndaj Argjentinës se askush nuk agjëron Ramazanin.

Kjo është në kundërthënie me postimin e Shaqirit në Facebook, i cili aludoi se po e agjëron Ramazanin.

“Asnjë nga lojtarët nuk do të agjërojë. është në kohë jo të mirë. Ushqimi dhe pijet janë të rëndësishme, veçanërisht në këtë klimë”, ka thënë Behrami. /Telegrafi/

0 komente