BentoGermanyMullerPauloPortugalThomas

Postuar më: 16 June / 22:45

Bento: Do të luftojmë për kualifikim

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, pas humbjes së turpshme sot nga Gjermania me rezultat 4-0, ka thënë se skuadra e tij do të vazhdojë luftën për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimeve të Botërorit 2014.

 

Aventura e Portugalisë në Kampionat Botëror nuk ka mundur të nisë më keq, pasi ata ranë viktimë e një het-triku të Thomas Muller në një ndeshje ku edhe Pepe mori një karton të kuq për reagimin e tij josportiv.

 

Hugo Almeida dhe Fabio Coentrao u detyruan të largoheshin nga lojë për shkak të lëndimeve, mirëpo Bento premton se Portugalia do të vazhdojë luftën edhe pa këta lojtarë.

 

“Ne do ta vlerësojmë gjendjen e Hugo Almeidas dhe Fabio Coentraos për të parë nëse ata mund të vazhdojnë të luajnë. Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi”.

 

Bento gjithashtu tha se përjashtimi i qendërmbrojtësit të Real Madridit me të kuq e ndryshoi tërësisht rrjedhën e lojës. “Analiza e lojës u ndalua pas ndeshjes së parë, e për të dytën nuk kam çfarë të shtoj. Ne ishim më pak në numër dhe në disavantazh të thellë, kështu që na u desh ta menaxhojmë ndeshjen aq sa mundëm”.

 

“Sa i përket mundësive të shënimit, nuk pati ndonjë dallim të madh në pjesën e parë. Gjermania pati pak më shumë posedim, por edhe kur rezultati ishte 2-0, ne patëm mundësi ta bëjmë atë 2-1”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

 

 

0 komente