Holanda

Postuar më: 11 July / 16:32

E pabesueshme: Vlaar shënoi, por nuk iu pranua penaltia? (VIDEO)

Ron Vlaar ishte njeriu më i dëshpëruar në botë, kur e humbi penalltinë ndaj Argjentinën.

Mirëpo, futbollisti holandez me siguri ka mbetur i shokuar kur e ka parë këtë video.

Në fakt, gjuajtjen e tij nga 11 metërshi e priti portieri Sergio Romero, në ndeshjen Argjentina–Holanda, por në bazë të këtij xhirimi, duket se topi u kthye në portë dhe e kaloi vijën e saj.

Kjo video është klikuar miliona herë dhe ka shokuar gjithë botën.

Nuk dihet nëse FIFA do të nisë procedurë për këtë rast por nëse vërehet se gjyqtari ka gabuar, atëherë do të ishte skandal i përmasave botërore. /Telegrafi/

0 komente