Postuar më: 6 June / 16:01
Estadio Beira-Rio, Porto Alegre
Viti i ndërtimit: 1969
Kapaciteti i përgjithshëm: 50.287 (48.849 ulëse për tifozët)
I lokalizuar në një vend si të pikturuar në brigjet e lumit Guaiba, Estadio Beira-Rio është shtëpia e Internacionalit, rivalit të përbetuar të fqinjit nga Porto Alegre, Gremio. Ka qenë arena e shumë derbive lokalë dhe nikoqir i katër finaleve të Copa Libertadores. Tani, është mikpritës i pesë ndeshjeve të Kampionatit Botëror, mes tyre një ndeshjeje çerekfinale.
Është objekti më i madh futbollistik në jug të Brazilit dhe ka nofkën ‘Gigante do Beira-Rio’ (‘Gjiganti i Beira-Rios’). Zyrtarisht njihet me emrin Estadio Jose Pinheiro Borda dhe është hapur në vitin 1969.
Asokohe është dashur një dekadë e plotë për t’u ndërtuar, ndërsa për ndërtimin e tij kanë ndihmuar edhe tifozët e Internacionalit duke dhuruar tulla, çimento dhe hekur. Ata kishin aq dëshirë të madhe ta shihnin stadiumin e tyre të përfunduar, saqë mblidheshin për të bërë tifo për punëtorët.
Rinovimin e tij para Kampionatit Botëror 2014 e mori përsipër vet klubi i Internacionalit, si pjesë e programit “Një gjigant për të gjitha kohërat”. Puna kryesore është bërë në instalimin e një kulmi inovativ të metalit për të mbuluar ulëset, shkallët dhe pjesët e lëvizshme. Po ashtu, si pjesë e rinovimit, është rritur edhe kapaciteti i tribunave.
Takimet që do të zhvillohen në Estadio Beira-Rio:
Faza grupore
15 qershor: Francë v Honduras
18 qershor: Australi v Holandë
22 qershor: Koreja e Jugut v Algjeri
25 qershor: Nigeri v Argjentinë
Faza e eliminimit direkt
30 qershor: Një takim i 1/8 së finales
0 komente