Postuar më: 6 June / 16:09

Estadio Do Maracana, Rio de Janeiro

Viti i ndërtimit: 1950

Kapaciteti i përgjithshëm: 76.804 (ulëse për tifozët 73.531)

I ndërtuar për Kampionatin Botëror të vitit 1950, Estadio Jornalista Mario Filho, i njohur më mirë si Maracana, atë vit solli ndeshjen e paharrueshme ndërmjet Brazilit dhe Uruguait, e cila njihet si një nga përballjet më dramatike të këtij turneu.

Stadiumi i Rio de Janeiros do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në turneun ‘Brazili 2014’ duke qenë nikoqir i shtatë takimeve, më shumë se cilido stadium tjetër. Mes tjerash, në këtë arenë do të zhvillohet edhe finalja e 13 korrikut.

Dikur ka qenë stadiumi më i madh në botë me kapacitet për 200.000 tifozë, mirëpo tash i është zvogëluar kapaciteti në 73.531 ulëse për Kampionatin e sivjetmë Botëror. Megjithatë, akoma mbetet stadiumi më i madh në Brazil.

Duke respektuar dukjen origjinale të tij, projekti për rinovim përfshiu prishjen e unazës së poshtme të ulëseve, ndërtimin e një unaze të re duke mundësuar dukshmëri të përmirësuar, zgjerim të qasjes dhe zëvendësim të të gjitha ulëseve. Stadiumi është i pajisur edhe me kulm me një sistem të mbledhjes së plotë të shiut.

Po ashtu, Maracana bën pjesë edhe në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Historike dhe Artistike të Brazilit. Është njëherësh atraksioni i dytë më i popullarizuar turistik duke joshur tifozë të futbollit nga e gjithë bota.

Maracana1

Përballjet që do të zhvillohen në Estadio Do Maracana:

Faza grupore

15 qershor: Argjentina v Bosnje e Hercegovina

18 qershor: Spanja v Kili

22 qershor: Belgjika v Rusia

25 qershor: Ekuadori v Franca

Fazat e eliminimit direkt

28 qershor: Një takim i 1/8 së finales

4 korrik: Një çerekfinale

13 korrik: Finalja

0 komente