Postuar më: 2 July / 14:36

Franca është e gatshme për Gjermaninë

Legjenda madrilene, Raul, pret një ndeshje të baraspeshuar ndërmjet Francës dhe Gjermanisë në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Sulmuesi spanjoll thotë se i ka lënë përshtypje skuadra e Didier Deschamps dhe mendon se Les Bleus janë të gatshëm të përballen me Die Mannschaft pas historisë së hidhur në të kaluarën (eliminimet nga Botërorët 1982 dhe 1986).

“Franca duket solide në mbrojtje, edhe kur vihet përballë presionit. Mesfusha e tyre e barti lojën në pjesën e nigerianëve në gjysmën e dytë dhe treguan forcë dhe lëvizshmëri, përmes Pogbas, Matuidit dhe Cabayes (në fitoren prej 2-0 në të tetën e finales)”.

“Derisa po afrohet ndeshja e madhe (4 korrik), ekipi i Didier Deschamps duket i gatshëm në secilin repart”.

“Kjo do të jetë një çerekfinale e madhe. Gjermania dhe Franca kanë qenë ndër përfaqësueset mbresëlënëse në Brazil dhe ndeshja mes tyre të kujton një nga përballjet klasike të tyre në fazat e eliminimit direkt në vitin 1982”.

“Franca e humbi atë ndeshje në penalti dhe kësaj radhe, ata duken të gatshëm për të sfiduar në nivel të njëjtë (me gjermanët)”, ka shkruar Raul në kolumnën e tij për Times of India. /Telegrafi/

0 komente