Postuar më: 4 July / 17:13

Francë-Gjermani, formacionet

Dy skuadra të fuqishme janë angazhuar për superduelin evropian të çerekfinales së parë të Kampionatit Botëror, ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.

Veterani Miroslav Klose gjendet në formacionin startues të Die Mannschaft, i cili do ta përbëjë sulmin së bashku me Thomas Mullerin në formacionin 4-4-2.

Po ashtu, ndeshjen e fillon edhe Bastian Schweinsteiger që së bashku me Khediran, Kroosin dhe Ozilin do ta përbëjnë mesfushën. Kjo do të thotë se kapiteni Lahm do të luajë në pozitën e mbrojtësit të krahut.

Karim Benzema gjendet në krye të sulmit të Les Bleus. Mathieu Valbuena dhe Antoine Griezmann do t’i ndihmojnë nga krahët, ndërkohë që Olivier Giroud është lënë në bankën rezervë.

Aty është edhe mesfusha fantastike e përbërë nga Yohan Cabaye, Paul Pogba e Blaise Matuidi.

Formacioni startues i Francës: Lloris, Debuchy, Evra, Varane, Sakho, Cabaye, Valbuena, Benzema, Griezmann, Matuidi, Pogba.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer, Howedes, Hummels, Khedira, Schweinsteiger, Ozil, Klose, Muller, Lahm, Kroos, Boateng.

0 komente