AngliaGrupi Dsteven gerrard

Postuar më: 15 June / 09:15

Gerrard: Luajtëm në nivel, por pësuam-

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk ka ankesa pas disfatës së Anglisë në Kupën Botërore nga Italia.

Claudio Marchisio dhe Mario Balotelli të dy shënuan për Italianë, duke e futur në sandviç golin e barazimit të Daniel Sturridge.

“Ata na shkaktuan shumë probleme në krahun e majtë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ne ia dolëm më mirë me këtë. Shumicën e pjesës së dytë ne e luajtëm në pjesën e tyre”.

“Pavarësisht rezultatit sonte ne duhet të mposhtim Uruguain të enjten. Është diçka e patjetërsueshme. Ne nuk ishim të sigurt se sa Italia është përmirësuar prej dy vite më parë, por ata gjetën mekanizma shtesë. Megjithatë ne luajtëm në nivel të tyre gjithë kohën”.

“Në këtë nivel është shumë mizore. Ju mund të përpiqeni fuqishëm dhe të dilni me asgjë. Ishe një mbrëmje e vështirë. Ishte e ngrohtë, lagështi – ishte fushë e vështirë – ishte e thatë. Por nuk ka arsyetime. Italia ishte shumë e mirë”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/

0 komente