Grupi C

Postuar më: 4 June / 13:01

Grupi C

Nuk ka favoritë

Grupi C përmban katër përfaqësuese të cilat asnjëherë më parë nuk e kanë fituar Kupën e Botës. Ky është ndoshta grupi më i hapur dhe i vështirë për t’u parashikuar, pasi skuadrat nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Do të jetë një gërshetim intrigues i stileve ndërkontinentale me Kolumbinë, Japoninë, Bregun e Fildishtë dhe Greqinë – që përfaqësojnë katër kontinente.

drogba

Kolumbia është skuadra më e vlerësuar në këtë grup dhe konsiderohet favorite për të vazhduar në fazën e eliminimit direkt. Kjo kombëtare nuk e ka me vete sulmuesin kryesor, Radamel Falcao, i cili nuk arriti të rikuperohej me kohë që ta përfaqësonte kombin e tij në ‘Brazili 2014’.

Japonia erdhi në Botëror si kampion i Azisë, ndërsa aq të përafërta janë këto përfaqësuese në bazë të kualitetit, saqë nuk do të ishte befasi nëse edhe Bregu i Fildishtë apo Greqia vazhdonin tutje.

 

Lojtarët për t’u shikuar

James Rodriguez (Kolumbi), Georgios Samaras (Greqi), Konstantinos Mitroglou (Greqi), Yaya Toure (B. i Fildishtë), Didier Drogba (B. i Fildishtë), Keisuke Honda (Japoni), Shinji Kagawa (Japoni)

kesiuke

Kryendeshja

Japoni-Bregu u Fildishtë: Beteja midis aziatikëve dhe afrikanëve do të ofrojë një festë të vërtetë futbolli kur Samurajët dhe Elefantët do të ndeshen në Recife në xhiron e parë të fazës grupore. Fitorja për cilëndo nga këto skuadra do të shënonte një hap përpara drejt arritjes në të tetën e finales.

 

Histori e shkurtër

Japonia dhe Kolumbia kanë luajtur një herë në kuadër të Kupës së Konfederatave (në korrik të vitit 2003 në Saint-Etienne të Francës). Të dyja skuadrat e dinin se vetëm fituesi i ndeshjes së fundit grupore do të vazhdonte në fazën e eliminimit direkt.

Aziatikët patën shansin e tyre përms Naohiro Takahara, mirëpo Los Cafeteros dolën fitues me një gol të shënuar në minutën e 68-të me kokë nga Giovanni Hernandez. Në gjysmëfinalen e asaj gare, Kolumbia u eliminua nga Kameruni në një ndeshje tragjike, në të cilën Marc-Vivien Foe humbi jetën.

 

A e dini se…

Asnjëra nga këto kombëtare nuk ka shkuar më larg se 1/8 e finales në një Kampionat Botëror, ndërsa vetëm Kolumbia dhe Japonia kanë arritur ta kalojnë fazën grupore. Megjithatë, rekordet janë bërë për t’u thyer dhe këto përfaqësuese mund të dëshmojnë se kanë çfarë u nevojitet për të pasur sukses në Brazil.

cote

Statistikë

Asnjëherë më parë këto katër përfaqësuese nuk kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës në një Kampionat Botëror. Ndërkaq, përballja e vetme zyrtare mes ndonjërës prej tyre ka ndodhur, pikërisht ajo që përmendëm, në Kupën e Konfederatave ndërmjet Kolumbisë dhe Brazilit.

0 komente