Brazili

Postuar më: 12 July / 15:56

Guardiola ose Mourinho duhet ta zëvendësojnë Scolarin

Trajneri i Sao Paulos, Muricy Ramalho, mendon se Pep Guardiola dhe Jose Mourihno duhet të jenë kandidatët potencialë për të zëvendësuar Luiz Felipe Scolarin në postin e trajnerit të Brazilit.

Edhe ardhmja e përzgjedhësit aktual është e dyshimtë, pas humbjes turpëruese nga Gjermania, edhe pse ai nuk e ka në plan që të japë dorëheqje.

“Futbolli ka të bëjë me të tashmen… Nëse nuk vjen një brazilian, atëherë duhet të vijë më i miri”.

“Guardiola do të ishte preferenca ime. Ose Mourinho”.

“Ne duhet të kemi një top-trajner, i cili ka autoritet. Një operues të mirë”.

“Mes atyre dyve, do të zgjidhja Guardiolan. Megjithatë do të varet nga CBF (Federata Braziliane e Futbollit). Ky është mendimi im dhe po e them”, është shprehur Ramalho për ESPN Brasil. /Telegrafi/

0 komente