Postuar më: 29 June / 15:35

Hamann: Kosta Rika mund të arrijë në gjysmëfinale

Ish-futbollisti gjerman, Dietmar Hamann, beson se kombëtarja e Kosta Rikës mund të arrijë shumë në Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Ai ka folur në rolin e analistit, ndërsa duke shikuar lojën e tyre mendon se kjo përfaqësuese mund të arrijë deri në gjysmëfinale apo madje edhe në finale.

“Ata kanë një shans të mirë për të shkuar larg, sepse kanë short të favorshëm. Një skuadër që e ka mposhtur Italinë dhe Uruguain duhet të merret seriozisht”, ka thënë Hamann.

Për të arritur në gjysmëfinale, Kosta Rika duhet ta eliminojë Greqinë (në të tetën e finales) dhe Holandën ose Meksikën (në çerekfinale).

Ndryshe, Hamann mendon se Argjentina është favorit për ta fituar turneun e sivjetmë. /Telegrafi/

0 komente