Postuar më: 2 July / 10:54

Hazard: Nuk jam në nivelin e Messit

Eden Hazard ka pranuar se nuk është në nivelin e Lionel Messit, me të cilin do të ndeshet në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Mesfushori belg luajti rol të rëndësishëm në fitoren e kombëtares së tij (2-1) ndaj SHBA-ve.

“I admiroj lojtarët si Messi. Sot nuk jam në nivelin e tyre”.

“Ende kam kohë, megjithëse ky nuk është objektivi im. Qëllimi im është kualifikimi në gjysmëfinale”.

“Argjentina nuk e ka vetëm Messin. Ka një skuadër të mirë, por varet shumë nga ai. Ai mund ta bëjë dallimin në çdo moment”, ka deklaruar Hazard.

Argjentina u kualifikua në çerekfinale me një fitore shumë të vështirë përballë Zvicrës (1-0). /Telegrafi/

0 komente